“Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë i takon futbollistit të Prishtinës
Futbollisti i Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës, pas paraqitjes vendimtare në fitoren e skuadrës kryeqytetase ndaj Ballkanit në Suharekë. Ahmeti realizoi golin vendimtar të ndeshjes, duke i siguruar Prishtinës tri pikë të rëndësishme në udhëtim. Me këtë paraqitje, ai u vlerësua si futbollisti më…
Sport
Futbollisti i Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës, pas paraqitjes vendimtare në fitoren e skuadrës kryeqytetase ndaj Ballkanit në Suharekë.
Ahmeti realizoi golin vendimtar të ndeshjes, duke i siguruar Prishtinës tri pikë të rëndësishme në udhëtim. Me këtë paraqitje, ai u vlerësua si futbollisti më i dalluar i xhiros së dhjetë.
Për çmimin tradicional “Ylli i Javës”, përzgjedhja u bë nga Komisoni i Veteranëve të Futbollit.