Protestuesit thyejnë karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun, lironi studentët

Pedagogët dhe të rinjtë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë. Në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog të Edi Ramës, të rinjtë i kanë kthyer përmbys dhe i kanë thyer karriget. Me këtë veprim, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se refuzojnë dialogun e propozuar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e…

Lajme

20/10/2026 11:28

Pedagogët dhe të rinjtë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë. Në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog të Edi Ramës, të rinjtë i kanë kthyer përmbys dhe i kanë thyer karriget.

Me këtë veprim, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se refuzojnë dialogun e propozuar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestave.

“Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, këto kanë qenë thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Ramës.