Nga 23 tetori pasagjerëve në linjat ajrore u lejohet që në shtetet e BE-së të marrin dy bagazhe në kosto të biletës- detajet e reja mbi këtë vendim

Kompanive ajrore u është njoftuar lajmi se kur do të hyjnë në fuqi rregullore te reja, e që do të thotë se ato duhet t’u lejojnë pasagjerëve në Bashkim Evropian të marrin dy çanta falas në bagazhin e dorës. Nga 23 tetori 2027 pasagjeret e linjave ajrore ne shtetet e BE-së, lejohen te marrin dy…

Lajme

19/10/2026 15:16

Kompanive ajrore u është njoftuar lajmi se kur do të hyjnë në fuqi rregullore te reja, e që do të thotë se ato duhet t’u lejojnë pasagjerëve në Bashkim Evropian të marrin dy çanta falas në bagazhin e dorës.

Nga 23 tetori 2027 pasagjeret e linjave ajrore ne shtetet e BE-së, lejohen te marrin dy bagazhe ne kosto te biletës. Një bagazh në kabinë të aeroplanit që vendoset poshtë ulëses dhe tjetri që dorezohet në check-in.

Rregullat e reja nënkuptojnë se kushdo që fluturon në BE duhet të lejohet të marrë me vete një gjë personale në bord- siç është një çantë, si dhe bagazhet e dorës që duhet të gjenden nën sedilje përpara.

Rregulli u miratua nga Parlamenti dhe Këshilli Europian këtë verë dhe tani janë caktuar datat për hyrjen në fuqi të ndryshimeve.

Një zëdhënës i Parlamentit Europian tha: “Rregullat e reja tani përfshijnë të drejtën për të mbajtur në bord, pa tarifë shtesë, një send personal, siç është një çantë e vogël ose çantë shpine.”

Gjëja përsonale është që përveç një çante të vogël që duhet të futet nën sedilje përpara pasagjerit, të mos jetë më e madhe se 40 cmx 30 cm x15 cm, trasnmeton lajmi.net.

Rregullat e reja nënkuptojnë gjithashtu që linjat ajrore duhet të reklamojnë cmimet që përfshijnë bagazhet kur të fillon procesi i rezervimit- jo t’i shtoni ato më vonë si një “shtesë”.

Akti është nënshkruar nga Këshilli dhe Parlamenti i BE-së muajin e kaluar dhe është botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së. Ai thotë: “Transportuesit ajrorë operues, në varësi të kapacitetit të kabinës së avionit, duhet t’u lejojnë pasagjerëve të mbajnë një bagazh dore në kabinë.” Nëse kabina është plot, disa bagazhe mund të duhet të regjistrohen pa kosto shtesë.

Parlamenti Europian tha se ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi nga 23 tetori 2027.

Ai shtoi: “Për të krijuar transparencë çmimesh, çmimet e biletave ajrore, duke përfshirë edhe pagesën për një bagazh dore, duhet të shfaqen automatikisht para fillimit të çdo procesi rezervimi për të lehtësuar krahasimet e çmimeve midis linjave ajrore.”

“Negociatorët ranë dakord që linjat ajrore mund të ofrojnë bileta më të lira për pasagjerët që zgjedhin vullnetarisht të udhëtojnë pa bagazhe dore.”/Lajmi.net/