Rama u bën thirrje organizatave të shoqërisë civile të distancohen nga dhuna: Bujrum, dialog pa kushte
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, kësaj radhe pas thirrjes së disa organizatave të shoqërisë civile. Rama u kërkon që të distancohen qartë nga dhuna dhe keqpërdorimi i të miturve. Postimi i Edi Ramës: Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni…
Lajme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, kësaj radhe pas thirrjes së disa organizatave të shoqërisë civile.
Rama u kërkon që të distancohen qartë nga dhuna dhe keqpërdorimi i të miturve.
Postimi i Edi Ramës:
Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore. Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës! Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi! Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit. Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte