Balla pas sulmit ndaj selisë së PS-së: Berisha, largoji njerëzit që çove aty!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit ndaj fasadës së selisë së PS-së në Tiranë. Ai i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të largojë protestuesit e mbledhur para godinës. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e ka akuzuar Berishën se qëndron pas akteve të dhunës…

Lajme

18/10/2026 16:02

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit ndaj fasadës së selisë së PS-së në Tiranë.

Ai i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të largojë protestuesit e mbledhur para godinës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e ka akuzuar Berishën se qëndron pas akteve të dhunës që kanë shoqëruar protestat në kryeqytet prej gjashtë ditësh.

“O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla.