Tensionet te Kryeministria, ndërhyn FNSH, futen në lokal për shoqërimin e protestuesit, e shpëtojnë klientët

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” para Kryeministrisë pas tensioneve me protestuesit. Efektivët kanë hyrë edhe në një lokal pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një protestues, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Ky i fundit është shpëtuar nga klientët që ndodheshin në lokal, të cilët kanë ndërhyrë për të penguar shoqërimin…

Lajme

18/10/2026 15:53

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” para Kryeministrisë pas tensioneve me protestuesit.

Efektivët kanë hyrë edhe në një lokal pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një protestues, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ky i fundit është shpëtuar nga klientët që ndodheshin në lokal, të cilët kanë ndërhyrë për të penguar shoqërimin e tij.