Kanalizimi i prishur prej një jave në Rrugën B, qytetarët ankohen për erën e rëndë: Tmerr është kjo!
Kanalizimi në një pjesë në rrugën B në Prishtinë ka një javë që është prishur. Në pjesën qendrore të kësaj rruge tashmë kundërmon një erë e rëndë, e për qytetarët dita-ditës po bëhet e papërballueshme. Për qytetarin Tafil Zena, kjo situatë është një tmerr dhe e përshkruan tashmë edhe si infeksion. “Veç i montojnë edhe…
Lajme
Kanalizimi në një pjesë në rrugën B në Prishtinë ka një javë që është prishur.
Në pjesën qendrore të kësaj rruge tashmë kundërmon një erë e rëndë, e për qytetarët dita-ditës po bëhet e papërballueshme.
Për qytetarin Tafil Zena, kjo situatë është një tmerr dhe e përshkruan tashmë edhe si infeksion.
“Veç i montojnë edhe brenda dy jave, 10 dite kërset betoni edhe bëhet kështu, qe ku i ke, rend shkojë dhe është njëjtë. Tmerr është kjo, infeksion është”, tha ai.
Si gjendje të rëndë dhe problem të përsëritur po e vlerëson qytetari, Remzi Cakolli.
“Kjo është tmerr, me llogaritë rrugën B si ka qenë dhe ku është. Shumë era e rëndë, duhet me u rregullu. Qe shumë herë po përsëritet ky problem”, tha Cakolli.
Ndërsa një qytetare në kushte anonimiteti u shpreh se po kanë shumë vështirësi krahas kësaj situate.
“Shumë, shumë vështirësi, nuk di tjetër çfarë të them. Patjetër Komuna duhet të ndërmerr hapa”, tha shkurtimisht ajo.
KosovaPress sot ka provuar të marrë një deklaratë nga Komuna e Prishtinës lidhur me situatën, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ata nuk kanë kthyer përgjigje.
