Skenë “lufte” në Bulevard, protestuesit rrokullisin drejt policisë blloqet e mëdha të betonit, ata mësyjnë me ujë e gaz lotsjellës
Situata është tensionuar ndjeshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Pavarësisht përplasjeve që nisën më herët, protestuesit nuk janë tërhequr nga bulevardi. Disa prej tyre kanë marrë blloqe të mëdha betoni në formë cilindrike, të vendosura përgjatë bulevardit, dhe i kanë rrotulluar në drejtim të efektivëve dhe…
Lajme
Situata është tensionuar ndjeshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Pavarësisht përplasjeve që nisën më herët, protestuesit nuk janë tërhequr nga bulevardi.
Disa prej tyre kanë marrë blloqe të mëdha betoni në formë cilindrike, të vendosura përgjatë bulevardit, dhe i kanë rrotulluar në drejtim të efektivëve dhe autobotit me ujë me presion.
Ndërkohë, Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, me qëllim shpërndarjen e turmës./Topchannel