Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë
Dy aksidente trafiku janë raportuar në rrugën Prishtinë–Podujevë. Aksidenti i parë ka ndodhur në Lupç, ndërsa tjetri në Penuhë. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me shkaqet e aksidenteve apo nëse ka persona të lënduar.