​Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një i mitur

Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjetin me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, i cili dyshohet se përmes rrugëve ilegale ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë. Rasti ka ndodhur dje në orën 14:25, njofton Policia e Kosovës. Ndaj personit të ndaluar është shqiptuar një tiketë kundërvajtje, ndërsa pas…

Lajme

16/10/2026 08:44

Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjetin me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, i cili dyshohet se përmes rrugëve ilegale ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje në orën 14:25, njofton Policia e Kosovës.

Ndaj personit të ndaluar është shqiptuar një tiketë kundërvajtje, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore./Lajmi.net/