Arrestohet i dyshuari për grabitje në një filial të një kompanie në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në një filial të një kompanie në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më 10 tetor 2026, në rrugën “Anton Çeta”, ku sipas ankueses, një shumë e konsiderueshme parash ishte marrë nën kërcënim. Pas hetimeve, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve në Gjakovë…

Lajme

15/10/2026 15:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në një filial të një kompanie në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më 10 tetor 2026, në rrugën “Anton Çeta”, ku sipas ankueses, një shumë e konsiderueshme parash ishte marrë nën kërcënim.

Pas hetimeve, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve në Gjakovë kanë arritur ta identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, i cili është mashkull i moshës madhore.

Me autorizimin dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Grabitje”.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në parandalimin dhe hetimin e veprave penale.