Haxhiu nënshkruan ligjin për Specialen dhe ia dërgon Shiroka-Pulës, Presidentja ka tetë ditë afat për veprim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë Presidentes Justina Shiroka-Pula për shpallje. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Glauk Tahiri, këshilltar politik i kryetares së Kuvendit. Sipas Tahirit, Ligji nr.…

Lajme

15/10/2026 12:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë Presidentes Justina Shiroka-Pula për shpallje.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Glauk Tahiri, këshilltar politik i kryetares së Kuvendit.

Sipas Tahirit, Ligji nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026.

“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Tahirit për lajmi.net.

Pas pranimit të ligjit, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka në dispozicion tetë ditë afat për të ndërmarrë veprimet e parapara kushtetuese, përfshirë shpalljen e tij. /Lajmi.net/