“Kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale” Burri i Albulena Haxhiut për Daut Haradinajn e Sami Lushtakun
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Daut Haradinajt i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit. Krasniqi ka thënë se Dauti e ka problemin me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë…
Lajme
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Daut Haradinajt i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.
Krasniqi ka thënë se Dauti e ka problemin me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar me haraq dhe krim ordiner.
Ai ka thënë se krimi nuk vjetërohet e as nuk mbulohet nën kauzën e UÇK-së dhe Haradinaj e ka quajtur “model të mercenarizmit të pasluftës”.
“Njerëz të paprekshëm që kanë krijuar norma paralele dhe jetojnë në realitet paralel i cili nuk njeh shtet, ligje, institucione, demokraci dhe i mbivendosen atyre me shantazh, dhunë përmes strukturave të tyre kriminale paralele. Pra, dijeni. Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive, të kësaj Kosove që mendojnë që vetëm këta e kanë çliru e ne jemi robër të tyre, atëherë këtij vendi ka me i ardh era SHTET që frymon sipas idealeve të dëshmorëve. E unë për një Kosovë të tillë jetoj,veproj, flijohem”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: