Rast i dyshuar për përvetësim në detyrë në Kamenicë, mungojnë dy kompjuterë në bibliotekën e qytetit

Dy kompjuterë mungojnë në bibliotekën e qytetit të Kamenicës, ndërsa rasti është raportuar në Polici si “Përvetësim në detyrë”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar më 14 tetor, rreth orës 14:50, një drejtor komunal, shtetas i Kosovës. “Ankuesi mashkull kosovar – drejtor komunal, ka raportuar se në bibliotekën e qytetit…

Lajme

15/10/2026 09:34

Dy kompjuterë mungojnë në bibliotekën e qytetit të Kamenicës, ndërsa rasti është raportuar në Polici si “Përvetësim në detyrë”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar më 14 tetor, rreth orës 14:50, një drejtor komunal, shtetas i Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar – drejtor komunal, ka raportuar se në bibliotekën e qytetit mungojnë dy kompjuterë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/