Basha dhe ambasadori malazez diskutojnë për rrugën Deçan-Plavë dhe lidhjet ndërkufitare

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkufitare. Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, gjatë takimit vëmendje e veçantë…

Lajme

15/10/2026 09:30

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkufitare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, gjatë takimit vëmendje e veçantë i është kushtuar projektit të rrugës Deçan–Plavë, i cili synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Projekti synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe të nxisë turizmin malor në të dyja vendet.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e avancimit të projekteve të përbashkëta infrastrukturore, të cilat kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në afrimin e qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka ritheksuar përkushtimin për zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e lidhjeve me vendet e rajonit. /Lajmi.net/