Një person gjendet pa shenja jete në Ferizaj
Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovicë të Ferizajt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, mjekësia ligjore dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/