Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
Punimet në projektin “Ndërtimi i rrugëve në Malësinë e Zhegocit”, në Komunën e Gjilanit, po hyjnë në fazën përfundimtare. Projekti përfshin ndërtimin e 10.13 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit. Ky investim synon…
Lajme
Punimet në projektin “Ndërtimi i rrugëve në Malësinë e Zhegocit”, në Komunën e Gjilanit, po hyjnë në fazën përfundimtare.
Projekti përfshin ndërtimin e 10.13 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.
Ky investim synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve, të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha pjesët e Kosovës.