Lëndohet polici në protestë – protestuesit nuk ndalen, sulmojnë me gurë

Protesta në Tiranë po vazhdon me tensione dhe përplasje të dhunshme, ndërsa së fundmi një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe ka përfunduar në tokë. Pamjet e transmetuara tregojnë policin e shtrirë në tokë, teksa pranë tij janë afruar disa gazetarë. Pavarësisht incidentit, protestuesit kanë vijuar hedhjen e gurëve, duke rrezikuar edhe gazetarët dhe…

Lajme

14/10/2026 20:59

Protesta në Tiranë po vazhdon me tensione dhe përplasje të dhunshme, ndërsa së fundmi një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe ka përfunduar në tokë.

Pamjet e transmetuara tregojnë policin e shtrirë në tokë, teksa pranë tij janë afruar disa gazetarë.

Pavarësisht incidentit, protestuesit kanë vijuar hedhjen e gurëve, duke rrezikuar edhe gazetarët dhe ekipet mediatike që po raportojnë nga vendngjarja.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet kanë vënë në rrezik sigurinë e efektivëve të policisë dhe përfaqësuesve të mediave që po përcjellin zhvillimet nga protesta./Lajmi.net/