Protesta të dhunshme në Tiranë, sulmohet me gurë dhe molotovë edhe Ministria e Drejtësisë

Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private. Protestuesit u zhvendosën në orët e pasdites përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë…

Lajme

14/10/2026 20:18

Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private.

Protestuesit u zhvendosën në orët e pasdites përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake, raporton Euronewsalbania.

Për shkak të tensioneve, policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën, e cila më pas u zhvendos fillimisht në drejtim të Parlamentit për t’u shpërndarë në grupe të vogla nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.