Statusi kandidat i Kosovës në BE, Zulfaj takohet në Bruksel me eurodeputetin Adnan Dibrani
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, është takuar në Bruksel me eurodeputetin nga Suedia, Adnan Dibrani. Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën, si dhe për rëndësinë e angazhimit dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian në avancimin e këtij procesi. Në njoftim theksohet se Kosova ka…
Lajme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, është takuar në Bruksel me eurodeputetin nga Suedia, Adnan Dibrani.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën, si dhe për rëndësinë e angazhimit dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian në avancimin e këtij procesi.
Në njoftim theksohet se Kosova ka gjetur vazhdimisht mbështetjen e eurodeputetit Dibrani, i cili tash e tutje angazhohet për çështjet që lidhen me Kosovën edhe në Parlamentin Evropian.
Kryenegociatori Zulfaj ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Dibranit në mbështetje të Kosovës dhe të rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.