Kryeministri Kurti priti në takim Admiralin Wikoff dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Vergori

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimet aktuale, si dhe bashkëpunimin dhe…

Lajme

14/10/2026 16:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimet aktuale, si dhe bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e paqes së qëndrueshme dhe të stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e NATO-s për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet në Kosovë, duke ritheksuar synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.