​Shënohet 80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas njoftimit, kryeministri Kurti tha se Teatri Kombëtar, historia e të cilit nisi në Prizren më 1946 për të vazhduar më pas në Prishtinë, është një institucion i cili ka…

Lajme

14/10/2026 18:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti tha se Teatri Kombëtar, historia e të cilit nisi në Prizren më 1946 për të vazhduar më pas në Prishtinë, është një institucion i cili ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën kulturore të vendit tonë dhe në historinë e artit skenik në Kosovë.

Kryeministri tha se “përgjatë tetë dekadave, kjo skenë ka sjellë vepra e interpretime të cilat kanë lënë gjurmë në kulturën tonë dhe kanë krijuar një lidhje të veçantë me publikun”.

“Në Teatrin Kombëtar të Kosovës po investojmë mbi shtatë milionë euro. Me përfundimin e punimeve, synojmë t’i kthejmë institucionit një pamje të rinovuar dhe kushte shumë më të mira, duke ruajtur autenticitetin e tij. Sepse Teatri Kombëtar nuk është vetëm shtëpi e artit, por edhe pjesë e trashëgimisë sonë kulturore”, citohet Kurti në komunikatë.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë krijimtarinë artistike dhe zhvillimin e institucioneve kulturore, me synimin që teatri të mbetet një skenë e hapur për ide të reja, për artistët e rinj dhe për publikun.

“Duke e bërë kulturën sa më artistike dhe artin kulturë të shoqërisë, sfera publike shfaqet si shkollë e hapur për edukim estetik të qytetarëve. E teatri është në qendër. Teatri si arti që na e mëson e shqyrton më së miri raportin e secilit me tjetrin dhe rikthimin te vetja” shtoi ai.

Historia e tij nisi në Prizren, në vitin 1946, për të vazhduar më pas në Prishtinë, ku u ndërtua një traditë e rëndësishme teatrore, e bartur dhe e pasuruar në breza të tërë artistësh. Përgjatë tetë dekadave, kjo skenë ka sjellë vepra e interpretime të cilat kanë lënë gjurmë në kulturën tonë dhe kanë krijuar një lidhje të veçantë me publikun.