Prishtina po kundërmon, rruga “Muharrem Fejza” po duket si deponi e mbeturinave
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po duket më e shëmtuar se asnjëherë më parë. Mosgrumbullimi i mbeturinave nga kompania “Pastrimi” me kohë, po bën që Prishtina të kundërmoj, transmeton lajmi.net. Lajmi.net ka dal për ta parë gjendjen në rrugën “Muharrem Fejza” dhe nga fotografitë e bëra mund të shihet se kjo rrugë e njohur po duket…
Lajme
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po duket më e shëmtuar se asnjëherë më parë.
Mosgrumbullimi i mbeturinave nga kompania “Pastrimi” me kohë, po bën që Prishtina të kundërmoj, transmeton lajmi.net.
Lajmi.net ka dal për ta parë gjendjen në rrugën “Muharrem Fejza” dhe nga fotografitë e bëra mund të shihet se kjo rrugë e njohur po duket si deponi e mbeturinave.
Qytetarët po e kanë të vështirë të qarkullojnë në këtë rrugë shkaku i erës së rëndë që po mbretëron.
Më poshtë keni fotografi të realizuara nga lajmi.net:
