Haxhiu mirëpret themelimin e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel: Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punuës që do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit. Ajo ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, dhe se në këtë fazë është thelbësore që procesi në…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punuës që do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.
Ajo ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, dhe se në këtë fazë është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale.
“Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë