Voziti 158 km/h në zonën ku lejohej 50 km/h dhe postoi video, identifikohet shoferi dhe dënohet me 300 euro gjobë dhe 3 muaj pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 11 tetor, në stacionin policor në Klinë kanë pranuar një video-incizim që ishte publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se një ngasës i automjetit po drejtonte atë me shpejtësi prej 158 km/h, në fshatin Klinavc në Klinë, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h. Pas…

Lajme

13/10/2026 18:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 11 tetor, në stacionin policor në Klinë kanë pranuar një video-incizim që ishte publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se një ngasës i automjetit po drejtonte atë me shpejtësi prej 158 km/h, në fshatin Klinavc në Klinë, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h.

Pas pranimit të informatës, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe operative, si rezultat i të cilave, me datë 12.10.2026, është identifikuar ngasësi i automjetit.

“Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj ngasësit janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, tri (3) pikë negative dhe ndalimi i së drejtës së drejtimit të mjeteve motorike në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut rrugor, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: