“Filloj muaji i 3-të pa paga, sa duhet të presim?” – Punëtorët e NPB-së protestojnë para Gjykatës Supreme

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë. Sipas punëtorëve mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat. Kësisoj punëtorët e kësaj kompanie po protestojnë sot para Gjykatës Supreme. “Mos e zvarritni, punëtorët po dëmtohen”, “Gjykata Supreme, dëgjoni zërin…

Lajme

12/10/2026 10:00

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë.

Sipas punëtorëve mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat.

Kësisoj punëtorët e kësaj kompanie po protestojnë sot para Gjykatës Supreme.

“Mos e zvarritni, punëtorët po dëmtohen”, “Gjykata Supreme, dëgjoni zërin e punëtorëve”, “Nga Gjykata Supreme kërkojmë vetëm që procedura të përshpejtohet”, “Filloj muaji i 3-të pa paga, sa duhet të presim?”, janë disa nga pankartat e punëtorëve të NPB-së në protestë.

Ndërkohë, përmes një reagimi, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, dhe aktualisht është në shqyrtim./Lajmi.net/