Tri raste të vjedhjeve të rënda brenda 24 orëve në Kosovë – Hajnat morën pajisje shtëpike, thika e armë të ndryshme

Tri raste të vjedhjeve kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë. Rasti i parë ka ndodhur në Lipjan, ku hajnat në një shtëpi private kanë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike. Një i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Lipjan / 11.10.2026 – NN. Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia…

Lajme

12/10/2026 09:18

Tri raste të vjedhjeve kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Lipjan, ku hajnat në një shtëpi private kanë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike.

Një i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 11.10.2026 – NN. Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e tij i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe disa kabllo elektrike. Pas veprimeve policore ne lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ka pranuar vepren e kryer. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Partesh. Dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë në një objekt dhe kanë vjedhur tre thika ndërsa nuk raportohet për dëme tjera materiale.

“Partesh / 10-11.2026 – 18:00-06:20. Njësiti policor gjatë patrullimit, kishte vërejtur të hapur derën e nje objekti. Dyshohet se persona deri me tani te panjohur, me forcë kane depertuar në brendi te objektit ku kanë vjedhur tre thika , ndersa nuk raportohet për dëme tjera materiale në objekt. Pas përfundimit të vendit të ngjarjes me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë, dhe vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport të Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj. Persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari, një çantë, dy orë dore dhe gjësende tjera.

“Ferizaj / 11.10.2026 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë deportuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fisheke, para e gatshme, stoli ari , një çantë , dy orë dore, dhe gjësende të tjera. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/