Presidentja e vendit pret në takim drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë- njoftohet për situatën aktuale të sigurisë kombëtare

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës. Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një…

Lajme

09/10/2026 12:33

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.

Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula pranoi postin e presidentes, ndërsa dje u takua edhe me kreun e Qeverisë, Albin Kurti derisa në publik po vazhdon diskutimi për kabinetin e saj në Presidencë që siç duket do jetë me shumë emra nga Vetëvendosje./Lajmi.net/