Miftaraj: Ligji për Specialen është i të gjithëve, VV, PDK e AAK nuk mund t’i ikin përgjegjësisë
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se Ligji për Gjykatën Speciale “është i të gjithëve “ dhe sipas tij “nuk munden me i ikë përgjegjësisë”. Për Gjykatën Speciale, Miftaraj tha se Ligji i Speciales është miratuar në Kuvend, nuk munden as VV’ja, as PDK’ja, as AAK-ja t’i ikin përgjegjësisë. “Mendoj…
Lajme
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se Ligji për Gjykatën Speciale “është i të gjithëve “ dhe sipas tij “nuk munden me i ikë përgjegjësisë”.
Për Gjykatën Speciale, Miftaraj tha se Ligji i Speciales është miratuar në Kuvend, nuk munden as VV’ja, as PDK’ja, as AAK-ja t’i ikin përgjegjësisë.
“Mendoj që shteti i Kosovës, MPJD, zyra e e presidentes, me pas interesin shtetëror, mendoj që është dashtë me pas kërkesa për takime me shtetet kryesore të BE-së…Ne si shtet për 6 vite kemi dështu me u marrë me Gjykatën Speciale”, tha Miftaraj në T7.