E pazakontë në një lokal në Prishtinë: Klientët paguajnë 2.5 euro për një orë internet me laptop
Një lokal në Prishtinë, përveç pijeve të ndryshme që i ofron me pagesë për qytetarët, tani po ofron me pagesë edhe internetin. Klientët të cilët rrinë në këtë lokal për një orë me laptop, duhet të paguajnë 2 euro e gjysmë. E quditshme ka qenë kjo kur është publikuar fatura në rrjete sociale, e në…
Lajme
Një lokal në Prishtinë, përveç pijeve të ndryshme që i ofron me pagesë për qytetarët, tani po ofron me pagesë edhe internetin.
Klientët të cilët rrinë në këtë lokal për një orë me laptop, duhet të paguajnë 2 euro e gjysmë.
E quditshme ka qenë kjo kur është publikuar fatura në rrjete sociale, e në lidhje me këtë, lajmi.net ka biseduar me drejtues të lokalit.
Ata kanë thënë se klientët janë në dijeni për këtë rregullore, pasi sipas tyre ata paguhen për punën që bëjnë në laptop derisa shfrytëzojnë internetin e tyre dhe zënë tavolinën për kohë të gjatë.
Kjo është kritikuar dhe është parë si e çuditshme nga qytetarët. /Lajmi.net/
Video: