ZKM jep detaje për takimin e Kurtit me Presidenten: Ajo përbashkon e sjell stabilitet dhe ka integritet të lartë, dije të gjerë e përvojë të gjatë
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka dhënë detaje për takimin e tij me Presidenten Justina Shiroka Pula. Ky ishte takimi i parë mes tyre që nga marrja e detyrës së Presidentes nga Shiroka-Pula. “Pasi e uroi për detyrën, kryeministri Kurti e falënderoi presidenten Shiroka Pula që pranoi këtë përgjegjësi në një kohë kur…
Lajme
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka dhënë detaje për takimin e tij me Presidenten Justina Shiroka Pula.
Ky ishte takimi i parë mes tyre që nga marrja e detyrës së Presidentes nga Shiroka-Pula.
“Pasi e uroi për detyrën, kryeministri Kurti e falënderoi presidenten Shiroka Pula që pranoi këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale.Kryeministri Kurti theksoi se do të bashkëpunojë dhe do të bashkërendohet me presidenten Shiroka Pula për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/