Pas 22 vitesh armiqësi dhe dhjetëra viktimash, dy klanet rivale të mafias turke pajtohen publikisht
Një nga konfliktet më të njohura të krimit të organizuar në Turqi ka marrë një kthesë të papritur, pas pajtimit publik të dy figurave rivale. Më 26 shtator 2026, lideri i MHP-së, Devlet Bahçeli, bashkoi në selinë e partisë në Ankara Sedat Sahin, të lidhur me grupin “Sahinler”, dhe Burhanettin Saral, të lidhur me grupin…
Bota
Një nga konfliktet më të njohura të krimit të organizuar në Turqi ka marrë një kthesë të papritur, pas pajtimit publik të dy figurave rivale.
Më 26 shtator 2026, lideri i MHP-së, Devlet Bahçeli, bashkoi në selinë e partisë në Ankara Sedat Sahin, të lidhur me grupin “Sahinler”, dhe Burhanettin Saral, të lidhur me grupin “Sarallar”.
Pas më shumë se 22 vitesh armiqësi, dy rivalët shtrënguan duart publikisht, shkruan JOQ Albania.
Përplasja mes dy grupeve daton që nga viti 2004 dhe është shoqëruar ndër vite me të shtëna, atentate dhe sulme në Turqi dhe vende të ndryshme të Evropës.
Sipas raportimeve të fundit, konflikti ka shkaktuar të paktën 50 viktima. Vetëm disa javë para takimit në Ankara, policia turke raportohet se kishte parandaluar një komplot të dyshuar për atentat ndaj Sahin, duke sekuestruar një raketahedhës, municion antitank, armë “Kallashnikov” dhe MP5.
Pajtimi erdhi pas disa zhvillimeve të tjera, përfshirë një tubim ku morën pjesë rreth 4 mijë persona të familjes Saral në Trabzon.
Ndërkohë, figura e njohur e botës së krimit turk, Sedat Peker, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, falënderoi publikisht Bahçelin dhe personat e tjerë që kontribuuan në ndërmjetësimin mes palëve.
Pas më shumë se dy dekadash përplasjeje dhe gjakderdhjeje, dy grupet rivale kanë shpallur publikisht armëpushimin.