Qytetarët mirëpresin zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës
Qytetarët e kanë mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e presidentes së Kosovës, duke e vlerësuar përfundimin e bllokadës politike dhe zgjedhjen e presidentes si një zhvillim të rëndësishëm për vendin. Ata kanë thënë se Kosova tash duhet të fokusohet në të ardhmen dhe në funksionimin e institucioneve. Doktori Ali Hajra, ka thënë se…
Lajme
Qytetarët e kanë mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e presidentes së Kosovës, duke e vlerësuar përfundimin e bllokadës politike dhe zgjedhjen e presidentes si një zhvillim të rëndësishëm për vendin.
Ata kanë thënë se Kosova tash duhet të fokusohet në të ardhmen dhe në funksionimin e institucioneve.
Doktori Ali Hajra, ka thënë se më në fund është bërë ajo që, sipas tij, është dashur të bëhej shumë më herët.
“Kështu, realisht mundohem shumë objektivisht me vlerësu. E kam përcjellë pra deri sa ka mbaruar. Më në fund u bë ajo që është dashur me u bë shumë më kohë, dhe mos me mbajt këtë farë tensioni në të gjithë popullatën. Që po bëhet, tek po bëhet, do të bëhet, s’do të bëhet, e qëllimi është ky, qëllimi është ky, do ta bëjë këtë, do ta bëjë këtë. Dhe më në fund u bë ajo që mendoj që u bë në mënyrë shumë të mirë, që bash nuk e kam pritë fare, që do me thënë kështu bash realisht, më ka qysh me thënë, më ka pëlqyer shumë qëndrimi konstant i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës. I cili, gjithëherë sa doli para kamerave, e foli të njëjtën, që qeshtu është qëllimi ynë, drejtimi ynë që e kjo, nuk ka kushtëzime, po qeshtu duhet. Dhe gjithëherë eskivuan, jo këtë, jo këtë, vetëm brenda ditës të fundit, të djeshme, tri herë me kandidatë dolën Qeveria, në vërtetë partia në pushtet. Dhe më në fund, më habiti shumë një diçka që, me thënë, populli mund të mendojë se është kurdisë diçka për me u bë qeshtu. Shumë e pabesueshme kjo, por me të vërtetë më pëlqeu dhe mendoj se është bërë mirë shumë”, tha Hajra për EO.
Hajra ka vlerësuar edhe punën e qytetarëve që protestuan, duke thënë se ata u shpërndanë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze pas lajmit për zgjedhjen e presidentes.
“Dhe veçanërisht e vlerësoj punën e këtyre djemve që u qoftë çdo gjë e mirë në shpirtin e tyre e në zemrën e tyre, që qëndruan kaq mirë, që sa ditë, tërë ditën e tërë natën të ndenjur në këmbë, në rrethana çfarë ishin, por pa bërë më të voglin eksces. Nuk bënë probleme, pritën shumë mirë, dhe në momentin e fundit kur u mor lajmi se u kry puna, ata u shpërndanë në mënyrë shumë të qetë, në mënyrë shumë dinjitoze, në mënyrë shumë të civilizuar, dhe askush nuk ka të drejtë të ankohet tash. Tash është shumë e rëndësishme, pikërisht ky moment, qysh kam menduar menjëherë pas luftës, se shqiptarët e Kosovës duhet t’i qelin sytë shumë dhe përpara të këqyrin përparësinë të ardhmen ashtu si duhet dhe me punuar në atë drejtim. Por tash, hera e dytë është kjo, për mendimin tim, që duhet me të vërtetë me menduar mirë, realisht, për të mirën e Kosovës, gjithkush në vendin e vet, në pozitën e vet, në kuadrin e mundësive të veta, të japë atë çka mundet me dhënë, e jo unë të pres ‘do të bëjë shteti, çfarë do të bëjë ky, pse s’më bën ky’. Unë çfarë po bëj më parë, nisem unë nga ajo se unë çfarë po a po bëj diçka çfarë duhet a po jo. Prandaj mendimi im është se u kry puna mirë”, tha Hajra.
Ai e ka vlerësuar lart edhe figurën e presidentes së re.
“Për figurën, figura e presidentes për mua është superlative. Një femër me të gjitha anët pozitive. E arsimuar, me përvojë, në shumë pozita ka qenë, e dëshmuar, edhe besoj që ashtu do ta vazhdojë edhe rolin e presidentes, dhe kjo do të jetë një presidente e Kosovës që me të vërtetë të gjithë duhet ta respektojnë, edhe ajo të jetë simboli i unifikimit. Mendoj kështu,” tha Hajra.
Hesat Tërshani ka thënë se zgjedhja e presidentes është një punë e mirë për qytetarët e Kosovës.
“Ne e zgjedhim që është një punë e mirë për qytetarët, sidomos për këta të UÇK-së që ka pritur deri kur erdhi momenti i fundit, sekondat e fundit, apet vonë nuk është kurrë. Kjo është një rrugë që ka batica e zbatica, por tash duhet t’i përgjigjemi këtyre kërkesave të qytetarëve, se që dy vjet mos me mundur me u marrë vesh për një president, kjo është shumë e vështirë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Për figurën e Justina Shiroka-Pulës, Tërshani u shpreh se ajo duhet të ketë respekt se është akademike.
“Ajo ka respektin tim maksimal. Ajo ka qenë tash s’po bën me thënë, mendoj, ka qenë edhe në PDK, por është edhe akademike. Ajo edhe me pas lypë me konkurs, s’kishim mundur me gjetë kaq presidente që është e vetëdijshme për atë post që momentin e fundit. Po unë kisha menduar që nuk ka dashur momentin e fundit me kjo është dashur edhe përpara, para dy vjete, mos me shkuar në tërë zgjedhjet, se ajo është e tërë Kosovës. Kontributi i saj dihet, nuk ka gjithmonë ka lavdata për këtë dhe besoj që edhe veç ata që nuk na duan të mirën, ata nuk janë gëzuar mbrëmë. Se dje kemi qenë bashkë, dje isha edhe në protesta, po edhe më herët kam qenë në protesta, e mbrëmë edhe me na pas qitë gazin, kemi qenë të gëzuar se bëri diçka ‘bum’ për këtë 21 ditë a dy a sa janë. Ne kemi ardhur prej Gjermanisë, tash nuk po thosha që ekstra, po qashtu u bë puna se e pamë mes televizionit që po bashkohen, tash thashë le të shkojmë ta bëjmë një argat”, tha ai.
Ndërkaq, Adem Mramori, ka thënë se zgjedhja e presidentes mund t’i hapë rrugë përparimit të Kosovës.
“Mirë u bë pra, shumë mirë u bë që e zgjodhën. Dhe kjo bllokadë boll boll ka vazhduar që ka shkuar. Jemi të kënaqur që u zgjodh presidentja, sepse pa marrë parasysh, po ndoshta ecën përpara Kosova. Se shumë gjëra kanë mbetur kanë mbetur qysh me thënë, peng peng i shtetit pa pa udhëheqësi. E mirë bënë pra, shumë. Jemi të kënaqur. Na do të na vijë mirë që këtu e tutje të kemi çfarë me bërë mirë, shteti ynë të ecë përpara”, tha Mramori.
Mramori tha se presidentja e tashme e Kosovës sipas tij ka aftësi për udhëheqje.
“Po sigurisht ka aftësi, sigurisht është qysh flasin për të. U e njoh më tepër si figurë, e kam parë gjithkund, domethënë udhëheqëse politike ka qenë edhe ajo, edhe më herët. Por sigurisht mirë, mirë ka me qenë”, tha Mramori.