Vela: Kushtetuesja mund ta përdor si analogji për Presidenten ligjin për zgjedhjet, atyre në radhë u lejohet votimi edhe pas 19:00
Ish-zyrtari i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, përmes një reagimi në “X” ka komentuar procesin e zgjedhjes së Justina Shirokës në krye të shtetit dhe faktin që për disa minuta kishte tejkaluar mesnatën e 6 tetorit. Sipas Velës, Kushtetuesja mund t’i referohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ku votuesit që ndodhen në radhë për të…
Lajme
Ish-zyrtari i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, përmes një reagimi në “X” ka komentuar procesin e zgjedhjes së Justina Shirokës në krye të shtetit dhe faktin që për disa minuta kishte tejkaluar mesnatën e 6 tetorit.
Sipas Velës, Kushtetuesja mund t’i referohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ku votuesit që ndodhen në radhë për të votuar, lejohen që të kryejnë procesin edhe pas orës 19:00 kur zyrtarisht mbyllen vendvotimet.
“Lidhur me zgjedhjen e Presidentes, Gjykata Kushtetuese mund t’i referohet për analogji nenit 88 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili lejon votuesit që, në momentin e mbylljes së vendvotimeve në orën 19, ndodhen në radhë të ushtrojnë të drejtën e votës edhe pas kësaj ore
Kjo normë mund të ofrojë mbulesën e nevojshme për të arsyetuar lejimin e futjes së fletevotimeve në kuti nga deputetët që prisnin në radhë edhe pas mesnatës me rastin e zgjedhjes së Presidentes së re në Kuvend”, ka shkruar Vela.