Kongresisti amerikan akuzon Vuçiqin: Po tenton të vjedhë zgjedhjet në Serbi
Kongresisti amerikan, Joe Wilson ka akuzuar pushtetin e Aleksandar Vuçiqit se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Serbi. Në një reagim të tij, Wilson ka pretenduar se “regjimi i Vuçiqit, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, po përpiqet të vjedhë zgjedhjet”. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të demokracisë dhe…
Lajme
Kongresisti amerikan, Joe Wilson ka akuzuar pushtetin e Aleksandar Vuçiqit se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Serbi.
Në një reagim të tij, Wilson ka pretenduar se “regjimi i Vuçiqit, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, po përpiqet të vjedhë zgjedhjet”.
Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të demokracisë dhe komunitetit ndërkombëtar që ta monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe të mos i anashkalojnë zhvillimet në Serbi.
“Bota nuk duhet të shikojë nga ana tjetër!”, ka shkruar Wilson në X.
Akuzat e Wilson vijnë në një periudhë të tensionuar politike në Serbi, ku zgjedhjet e 25 tetorit zhvillohen pas muajsh protestash kundër qeverisë.
Vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur më herët shqetësime për parregullsi në zgjedhjet serbe, ndërsa marrëdhëniet e Beogradit me Moskën dhe Pekinin vazhdojnë të jenë në fokus të kritikave perëndimore.
Wilson kishte shprehur edhe më herët shqetësime për integritetin e zgjedhjeve në Serbi, duke thënë se ekzistojnë indikacione për presione dhe manipulime të mundshme të procesit zgjedhor.