Bashkësia Islame e uron Justina Shiroka-Pulen: Zoti të dhashtë forcë e urtësi

Bashkësia Islame e Kosovësm dhe myftiu Naim Tërnava ka përgëzuar akademiken Justina Shiroka Pula për përzgjedhjen në detyrën e presidentës së Republikës së Kosovës. “Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional…

Lajme

07/10/2026 14:38

Bashkësia Islame e Kosovësm dhe myftiu Naim Tërnava ka përgëzuar akademiken Justina Shiroka Pula për përzgjedhjen në detyrën e presidentës së Republikës së Kosovës.

“Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional e politik, në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar mes tjerash myftiu Tërnava.

Tërnava gjithashtu ka përgëzuar subjektet politke për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, e cila sipas tij i dha vendit stabilitet institucional, si dhe për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili presim drejtësi.

Statusi i plotë:

Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional e politik, në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.

Përgëzoj gjithashtu subjektet politike për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, e cila i dha vendit stabilitet institucional, si dhe për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili presim drejtësi.

E nderuar Presidente, në misionin tuaj fisnik dhe në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të larta shtetërore, do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj dhe timen si Myfti i Kosovës, gjithmonë në shërbim të së mirës së vendit dhe interesit të popullit tonë.

Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava