Inspektorati ndalon punimet në dy objekte në Gjakovë, konstaton parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi, deri në eliminimin e…

Lajme

07/10/2026 10:38

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, ka njoftuar IQP. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: