Molliqaj e quan Shiroka-Pulën “presidente jokushtetuese”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës. Molliqaj ka kritikuar procesin e zgjedhjes, duke pretenduar se ajo është bërë jashtë afatit kushtetues, raporton lajmi.net “Presidente jokushtetuese. Për me kuptu që juristët e PDK-së nuk e kanë përnime kushtetutshmërinë apo demokracinë, tregon fakti që kanë…

Lajme

07/10/2026 09:48

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Molliqaj ka kritikuar procesin e zgjedhjes, duke pretenduar se ajo është bërë jashtë afatit kushtetues, raporton lajmi.net

“Presidente jokushtetuese. Për me kuptu që juristët e PDK-së nuk e kanë përnime kushtetutshmërinë apo demokracinë, tregon fakti që kanë me zgjedh presidenten e Kosovës jashtë afatit kushtetues”, ka shkruar Molliqaj./Lajmi.net/