Justina Shiroka Pula nuk e kundërshton as pranon “ofertën” që të jetë kandidate për Presidente: Vetëm të bisedoj me njerëzit e duhur
Justina Shiroka Pula është kandidatja e radhës e propozuar nga kryeministri Albin Kurti për Presidente. Për këtë çështje, ajo është kontaktuar për herë të dytë përmes telefonit në Debat Plus. “Vetem te bisedoj me njerezit e duhur”, ka thënë Justina Shiroka Pula. Ajo nuk ka treguar nëse është kontaktuar nga Kurti apo parti tjetër në…
Lajme
Justina Shiroka Pula është kandidatja e radhës e propozuar nga kryeministri Albin Kurti për Presidente.
Për këtë çështje, ajo është kontaktuar për herë të dytë përmes telefonit në Debat Plus.
“Vetem te bisedoj me njerezit e duhur”, ka thënë Justina Shiroka Pula.
Ajo nuk ka treguar nëse është kontaktuar nga Kurti apo parti tjetër në lidhje me këtë ofertë.
Në ndërkohë, ora po ecën dhe kanë mbetur më pak se 1 orë e gjysmë deri te përfundimi i afatit për zgjedhjen e Presidentit.