PDK i thotë jo ofertës së Kurtit: Ligji për Specialen nuk mund të shndërrohet në pazar për Presidentin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dal në konferencë për media pasi kryeministri Kurti ka dal pak minuta më parë dhe ka kërkuar nga PDK ta votojnë Presidentin kandidat për këtë pozitë janë Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, dhe ata do ta votonin ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe Zyrën e Prokurorit të…

Lajme

06/10/2026 20:43

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dal në konferencë për media pasi kryeministri Kurti ka dal pak minuta më parë dhe ka kërkuar nga PDK ta votojnë Presidentin kandidat për këtë pozitë janë Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, dhe ata do ta votonin ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Për këtë, Hamza ka thënë se nuk është aspak serioze për temat për të cilat po bisedojnë dhe se kjo temë po tenton të shndërrohet në pazare të minutave të fundit.

“Po e ripërsëris, çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon veç PDK-së. Po flasim për historinë, për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Po flasim për luftën e drejtë të popullit të Kosovës të zhvilluar përmes UÇK-së. Po flasim për viktimat që janë të Kosovës. UÇK ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike, dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdori ligjin direkt për shantazh që ta mbërrij qëllimin politik.  Qëllimi politik është ta ketë një President politik dhe ti kap institucionet e shtetit”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se Kurti vetëm sot ka 3-4 qëndrime të ndryshme.

“Mesditë ka qenë komunikimi i fundit ku e kam informuar që për PDK-në duhet të kaloj ligji në leximin e dytë dhe pastaj mund të flasim për marrëveshje për Presidentin.  Kjo është një ligj për një çështje madhore kombëtare po ta votoj, ky është Presidenti. Standarde të dyfishta.  LDK-së i thotë nuk mund të ketë president politik, vetë propozon emër politik. Për më tepër këta emra nuk kanë kalu që sa kohë, për ta nuk ka pas marrëveshje, vendi ka shkuar në zgjedhje”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se në listë të PDK-së kanë ushtarë të UÇK-së të cilët i janë lutur të mos e bbëj UÇK-në pjesë të pazareve politike.

“PDK ka qenë e hapur për të biseduar, dje ka qenë takimi  ifundit. Pse s’ka qenë kjo bisedë më parë, por tash në orët e fundit kjo është veç me gjet një adresë me e qu faturën pse nuk po arrij me realizu qëllimet e mija për me e kap postin e Presidentit. Kemi pas majftueshëm takime, në Kuvend gjithë ditën kam qenë, por takime me ndryshime të qëndrimeve është problem me arrit te marrëveshja. Nuk ka seriozitet.  Propozime të imponuara. Nuk mund të arrish marrëveshje pa u marrë vesh edhe me palën tjetër, tu i thënë emrat në konferencë për media dhe nuk mund të punosh me 100 standarde. Prandaj, gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë mungesë të seriozitetit”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për një “absurd” tjetër.

“Po e votojmë ligjin thotë edhe pse thotë se ligji mund të ketë probleme kushtetuese. Po e bëjmë një lloj transaksioni, ligj President. Herë votoma në mes dy leximeve, herë këndej e andej. Jemi në orët e fundit, më vjen keq për këtë që po i ndodh vendit tonë. Kjo e ka një adresë të vetme tash e 2 vite, dhe adresa e vetme është VV dhe Kurti.  Nuk mund të ketë marrëveshje kur do gjithçka mbi vete. Nuk ka balancë mes pushtetesh kur i don të gjitha pozicionet për partinë tënde politike.  Prandaj, PDK gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë transparente, komunikative, e përkushtuar që t’i jep vendit zgjidhje, ta ketë ligjin në kohë të duhur pa probleme juridike e kushtetuese, dhe të ulet e të bisedoj për mundësinë që vendi të ketë President.  Kjo është zgjidhja e tyre, kanë vepru kështu që disa palë zgjedhje dhe uroj që kjo praktikë të përfundoj”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net/