Musliu: Shpresat janë të pakta që sonte të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur dyshime se sonte do të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Përmes një postimi, Musliu ka thënë se pengesa nuk është ligjore apo procedurale, pasi projektligji tashmë është miratuar në lexim të parë. “Shpresat janë të pakta që sonte të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Jo sepse…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur dyshime se sonte do të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi, Musliu ka thënë se pengesa nuk është ligjore apo procedurale, pasi projektligji tashmë është miratuar në lexim të parë.
“Shpresat janë të pakta që sonte të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Jo sepse ka ndonjë pengesë ligjore apo procedurale. Përkundrazi, procedurat janë avancuar dhe projektligji tashmë është miratuar në lexim të parë”, ka shkruar ajo.
Sipas Musliut, ajo që mungon është vullneti politik i shumicës parlamentare.
“Kur ekziston vullneti, edhe pengesat procedurale tejkalohen. Kur mungon vullneti, edhe ajo që mund të bëhet sot shtyhet për nesër”, ka deklaruar Musliu.
Ajo ka theksuar se për votimin e ligjit nuk kërkohet diçka e pamundur.
“Sonte nuk kërkohet asgjë e pamundur. Kërkohet vetëm vullnet për ta votuar një ligj që është tashmë në Kuvend”, ka përfunduar Musliu. /Lajmi.net/