Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Me këtë rast, Ambasadori Hiseni përcolli përshëndetjet e ngrohta të autoriteteve të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e Francës në momentet kyçe të historisë së vendit tonë: në Konferencën e…

Lajme

06/10/2026 18:23

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.

Me këtë rast, Ambasadori Hiseni përcolli përshëndetjet e ngrohta të autoriteteve të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e Francës në momentet kyçe të historisë së vendit tonë: në Konferencën e Rambujesë, gjatë ndërhyrjes së NATO-s, në rindërtimin e Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj, si dhe në njohjen e pavarësisë.

Ambasadori Hiseni theksoi përkushtimin për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Francës, përmes një dialogu të ngushtë politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe universitar.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për avancimin e perspektivës evropiane dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.