Kurtit i dështoi Bekim Sejdiu, VV s’ka propozim të ri | Nagavci e zbulon “ujin e vaket”: Sot Kosovës i duhet Presidenti – kjo s’mund të shtyhet më tej

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka bërë një postim me informacione që tashmë çdo qytetar i vendit i di. Nagavci në postimin e saj tha se Kosovës i duhet të zgjedh presidentin e ri dhe se kjo nuk mund të shtyhet, transmeton lajmi.net. Por, ajo nuk foli se si partia e saj…

Lajme

06/10/2026 18:11

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka bërë një postim me informacione që tashmë çdo qytetar i vendit i di.

Nagavci në postimin e saj tha se Kosovës i duhet të zgjedh presidentin e ri dhe se kjo nuk mund të shtyhet, transmeton lajmi.net.
Por, ajo nuk foli se si partia e saj tashmë nuk ka kandidat për president dhe se si kandidatura e Bekim Sejdiut më nuk ekziston, pasi ai e konfirmoi publikisht është tërhequr.
Postimi i plotë: 
Sot Kosovës i duhet Presidenti
Vendi ynë ka nevojë për stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe institucione me mandat të plotë. Në këtë kuadër, zgjedhja e Presidentit të Republikës sot është çështje emergjente.
Në një kohë kur mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së kërkon veprim të koordinuar juridik, politik dhe diplomatik, Republika ka nevojë për përfaqësim të fuqishëm dhe institucione funksionale.
Për këtë, na duhet t’ia japim vendit Presidentin sot. Një President i zgjedhur do t’i sillte Kosovës stabilitet dhe siguri institucionale. Kjo vendimmarrje nuk mund të shtyhet më tej.
Kjo përgjegjësi është sot para nesh./lajmi.net/