Kurti kërkon gjysmën e votave të PDK-së për Bekim Sejdiun: Atëherë ne do të procedojmë me lexim të dytë për ligjin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vendosur kushte të reja PDK-së. Kurti ka kërkuar të paktën gjysmën e votave të PDK-së për Bekim Sejdiun president dhe tek atëherë do të procedoj me ligjin në votim të dytë, transmeton lajmi.net. “Nëse PDK zotohet publikisht që sigurojnë së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre…

Lajme

06/10/2026 15:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vendosur kushte të reja PDK-së.

Kurti ka kërkuar të paktën gjysmën e votave të PDK-së për Bekim Sejdiun president dhe tek atëherë do të procedoj me ligjin në votim të dytë, transmeton lajmi.net.

“Nëse PDK zotohet publikisht që sigurojnë së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Sejdiun meqenëse pjesën tjetër i kemi me LDK-në atëherë ne po procedojmë me lexim të dytë për ligjin e Speciales”, tha ai./lajmi.net/