Kurti bën lojën: I bëmë katër hapa drejt PDK-së, ata nuk bënë asnjë hap drejt nesh – është e padrejtë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë disa hapa për realizimin e kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa ka kritikuar PDK-në për mungesë të veprimeve në drejtim të saj. Në një konferencë për media, Kurti ka renditur katër veprime që, sipas tij, janë ndërmarrë nga institucionet dhe deputetët e VV-së lidhur…

Lajme

06/10/2026 15:34

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë disa hapa për realizimin e kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa ka kritikuar PDK-në për mungesë të veprimeve në drejtim të saj.

Në një konferencë për media, Kurti ka renditur katër veprime që, sipas tij, janë ndërmarrë nga institucionet dhe deputetët e VV-së lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara, raporton lajmi.net

Kurti ka theksuar se sipas tij, VV-ja ka treguar gatishmëri për bashkëpunim, ndërsa ka kërkuar që edhe PDK-ja të ndërmarrë hapa në drejtim të një marrëveshjeje.

“Mos të harrojmë, ne vazhdimisht jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Katër hapa i kemi bërë në drejtim të realizimit të kërkesave të PDK-së. E bëmë deklaratën e përbashkët në Kuvend. Në Qeveri miratuam përgjigjen për nismë ligjore për projektligjin, e thirrëm seancën e djeshme me 40 nënshkrime për trajtimin e atij projektligji dhe aty e votuam në lexim të parë. Këto po i marrim si të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa votën e VV-së. Për asnjërën nga këto nuk patëm asnjë fije hezitimi, ne i bëmë katër hapa drejt tyre. PDK-ja nuk e bëri asnjë hap drejt nesh, kjo është e padrejtë dhe e padobishme”, tha Kurti./Lajmi.net/