“Mezi pres meçin”, Nelson Hysa përballet me Agit Kabayel: I ftoj të gjithë shqiptarët në stadium
Nelson Hysa është takuar për herë të parë “face to face” me boksierin gjerman me origjinë kurde, Agit Kabayel, me të cilin do të përballet më 28 nëntor në stadiumin “Spiel Arena” në Dusseldorf. Në prag të duelit, Hysa shprehu entuziazmin për përballjen dhe atmosferën që pritet të krijohet nga tifozët shqiptarë. “Faleminderit ekipit tim…
Sport
Nelson Hysa është takuar për herë të parë “face to face” me boksierin gjerman me origjinë kurde, Agit Kabayel, me të cilin do të përballet më 28 nëntor në stadiumin “Spiel Arena” në Dusseldorf.
Në prag të duelit, Hysa shprehu entuziazmin për përballjen dhe atmosferën që pritet të krijohet nga tifozët shqiptarë.
“Faleminderit ekipit tim dhe ekipit të Agit Kabayel që pranuan ofertën time për të luftuar. Kam një karrierë të madhe dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj atmosfere”, u shpreh Hysa.
Boksieri shqiptar tha se pret një mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë në Dusseldorf.
“E di që do të ketë shumë tifozë shqiptarë. Jam i emocionuar të shoh flamurin tim në këtë stadium dhe jam i lumtur që do ta vendos flamurin tim në titullin botëror. I ftoj të gjithë shqiptarët të jenë aty me flamurin më të mirë në botë dhe t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi më të mirët në botë”, deklaroi Hysa.