Kushtrimi dhe Aurora pas dasmës: Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund

Pas dasmës së tyre, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë ndarë me ndjekësit një klip me disa momente të bukura nga rrugëtimi i tyre së bashku. Krahas videos, çifti ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë ata që ishin pjesë e natës së veçantë. “Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe…

ShowBiz

05/10/2026 23:45

Pas dasmës së tyre, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë ndarë me ndjekësit një klip me disa momente të bukura nga rrugëtimi i tyre së bashku.

Krahas videos, çifti ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë ata që ishin pjesë e natës së veçantë.

“Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund”, thuhet në postim.

Ata kanë theksuar se kjo mbrëmje do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre, bashkë me njerëzit që e bënë edhe më të veçantë momentin më të çmuar të jetës së tyre.

“Zemrat tona do ta ruajë gjithmonë këtë mbrëmje dhe njerëzit që e bënë edhe më të bukur, momentin më të çmuar të jetës sonë”, thuhet në postimin e çiftit.

Mesazhin e tyre e kanë përmbyllur shkurt, por me shumë emocion: “Dashni”.

Dasma e tyre u karakterizua me atmosferë të zjarrtë, me shumë figura publike që ishin pjesë e ahengut e banorë nga Big Brother.