Haradinaj e quan Kurtin “dezertor”: Kthehuni në Kuvend, ikja nga përgjegjësia është e dënueshme
Ish-kryetari i Aleancës, tashmë deputet i kësaj partie Ramush Haradinaj ka folur në konferencë për media në lidhje me situatën e protestës në kryeqytet. Ai nga holli i Kuvendit, i ka bërë thirrje Kurtit, VV-së dhe gjithë deputetëve të kthehen në Kuvend, ta votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë dhe ti…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, tashmë deputet i kësaj partie Ramush Haradinaj ka folur në konferencë për media në lidhje me situatën e protestës në kryeqytet.
Ai nga holli i Kuvendit, i ka bërë thirrje Kurtit, VV-së dhe gjithë deputetëve të kthehen në Kuvend, ta votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë dhe ti kthehen agjendës shtetërore siç ka thënë se iu takon si deputetë.
“Ikja e Kurtit, ikja e VV-së, fshehja është baraz me dezertim sot. Dezertarët gjithë gjejnë arsye e motive, por nuk është dita me ik sot nga Kuvendi i Kosovës kur i kemi edhe qytetarët në protestë. Fshehja e Kurtit edhe e VV-së, e urdhërimi i Policisë ti shpërndaj protestuesit me gaz lotsjellës dhe krijimi i një situate që po e shohim në kryeqytet kur Policia e Kosovës po përballet me motrat e vëllezërit e vet, me qytetarët e këtij vendi edhe ata janë vëllezërit e motrat e të gjithë neve”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës është e dënueshme dhe sipas tij në një situatë të tillë ata që kanë ndërgjegje do të ktheheshin në Kuvend.
“Nuk ka logjikë të ndërpritet seanca me ik deputetët kur kanë mbet vetëm edhe pak më shumë se 24 or2 nga afati kushtetues edhe për zgjedhjen e Presidentit. E kam paralajmëru gjithnjë se Kurti dhe VV po e qojn vendin në zgjedhje, por ikja nga përgjegjësia para ligjit për Dhomat Specializuara është vërtetë e dënueshme. E dënojmë fuqishëm një sjellje të tillë, si depujtetë kolegë dhe ata që mbajnë përgjegjësi për vendin”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend.
“Unë po besoj se çdo orë është e vlefshme. Prej tash deri nesër në mesnatë, dhe besoj se në çdo orë mund ta bëjmë veprimin e duhur, ta votojmë ligjin dhge të gjithë të kthehemi në shtëpitë tona. Ikja nga përgjegjësia dhe lënia në një situatë kaotike të kryeqytetit është vërtetë e dënueshme”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/