OVL-UÇK Policisë: E dimë që po zbatoni urdhra, mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve – Ndaleni dhunën e tepruar

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas tensioneve në shesh mes protestuesve e Policisë së Kosovës. Përmes një komunikatë për media, ata kanë kërkuar kujdes nga Policia që sipas tyre ta “ndalin dhunën e tepruar”. Postimi i plotë: Polici, e dimë që jeni me urdhër dhe se po zbatoni urdhra. Por mbani duart larg…

Lajme

05/10/2026 20:53

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas tensioneve në shesh mes protestuesve e Policisë së Kosovës.

Përmes një komunikatë për media, ata kanë kërkuar kujdes nga Policia që sipas tyre ta “ndalin dhunën e tepruar”.

Postimi i plotë:

Polici, e dimë që jeni me urdhër dhe se po zbatoni urdhra. Por mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të këtij vendi, njerëzve që, përveç gjithçkaje tjetër, kanë kontribuar që ju sot ta gëzoni këtë uniformë.

Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar!

Ne nuk kemi punë me ju. Kemi punë me përfaqësuesit e popullit dhe kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Mos e ktheni uniformën që duhet të mbrojë qytetarin në mjet dhune ndaj tij.