Ish-ushtari i UÇK-së nga Gjermania: E lus popullin t’ia dijë vlerën kësaj lirie

Ish-ushtari i UÇK-së nga Gjermania, Enver Pajazitaj, ka folur gjatë protestës për drejtësinë dhe për zhvillimet rreth ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Pajazitaj tha se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe se do të qëndrojë në protestë deri në një zhvillim pozitiv për vendin. “Duhet të kemi kujdes…

Lajme

05/10/2026 18:28

Ish-ushtari i UÇK-së nga Gjermania, Enver Pajazitaj, ka folur gjatë protestës për drejtësinë dhe për zhvillimet rreth ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Pajazitaj tha se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe se do të qëndrojë në protestë deri në një zhvillim pozitiv për vendin.

“Duhet të kemi kujdes si popull dhe të mos e harrojmë të kaluarën”, tha Pajazitaj.

“Do të jem këtu derisa të bëhet diçka e mirë për vendin tim”, u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta vlerësojnë lirinë e Kosovës.

“E lus popullin që t’ia dijë vlerën kësaj lirie që është fituar me gjak”, tha Pajazitaj.

Sipas tij, populli i Kosovës ka kaluar sfida të shumta.

“Populli ynë i ka qëndruar çdo sfide dhe ka mbijetuar”, tha ai.

Pajazitaj gjithashtu deklaroi se nuk është optimist se Projektligji për Dhomat e Specializuara do të miratohet në leximin e dytë. /Lajmi.net/